30,067 bebe përfitojnë bonusin/ Nënat e reja ndajnë emocionet e para

14 Nëntor 2019, 09:46

TIRANE- 30,067 bebe kanë përfituar bonusin deri në fund të tetorit të vitit 2019. Shifra është publikuar nga kryeministri Edi Rama i cili me anë të një video të postuar mëngjesin e sotëm ka ndarë momentet e lumtura dhe emocionet të disa nënave të reja që përveç gëzimit të lindjes së fëmijës, lumturohen edhe nga ndihma ekonomike.

"Kam lindur fëmijën e parë në maternitetin Mbretëresha Geraldinë, jam shumë e kënaqur për bonusin e bebes. Me personelin jam shumë e kënaqur. Bonusi është një ndihmë shumë e madhe. Fëmijën e tretë e kam gocë dhe jam shumë e lumtur për çekun 1 milion e 200 mijë. Për mua dhe për të gjithë qytetarët, i lehtëson dhe i ndihmon shumë", shprehen disa nga nënat.