30-vjeçari rilidh kontaktet me familjarët pasi u denoncua i humbur në 'Pa Gjurmë'

2 Qershor 2020, 20:36

Rilidh kontaktet me familjen, pasi u denoncua i humbur në emisionin ’Pa gjurmë’ në Report, reagon pak orë pas publikimit të fotos. Shokët e njoftuan se kërkohej gjatë transmetimit LIVE, Taulant Driza merr menjëherë në telefon familjen. Gjatë transmetimit live në emision, familja Driza nga Kavaja denoncoi humbjen e të riut, që humbi kontaktet me ta dy javë më parë. I menjëhershëm ishte reagimi i 30-vjecarit, kur me të mësuar se kërkohej në ‘Pa gjurmë’ pak orë pas përfundimit të emisionit merr në telefon familjen, duke i thënë se ndodhej në Genvevë të Zvicrës dhe se ishte mirë me shëndet. Në një lidhje telefonike e motra e tij Brunilda Driza tha se publikimi i këtij rasti gjatë emisionit live solli menjëherë reagimin e të vëllait, duke qetësuar kështu prindërit e merakosur.