313-të vatër infeksioni nga COVID-i, të akuzuarit në gjykatë pa maska e ngjitur me njëri tjetrin

29 Prill 2020, 13:06 | Përditesimi i fundit: 2020-04-29 15:27:23

TIRANE-Report Tv siguron ekskluzivisht pamje nga një seancë gjyqësore se si personat që vijnë nga paraburgimi 313-të që është kthyer në vatër infeksioni nga COVID-i futen në kafaz për seancë pa maska, doreza dhe ngjitur me njëri tjetrin. 

Seanca është zhvilluar në datë 22 prill për përfundimin e hetimeve dhe kalim e dosjes në gjyq për 18 të pandehurit e arrestuar në kuadër të operacionit 'Rruga e gabuar' në 2019. Akti normativ detyron KLGj-në dhe gjykatën të bëjnë vetëm seanca me maska e doreza dhe ato që janë urgjente.Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv, duket se gjyqtari, prokurori e disa nga avokatët e të arrestuarit i kanë maskat, por të tjerët jo. Ndërkohë që një tjetër problem është edhe fakti që nuk respektohet aspak distanca mes personave që ndodhen si në kafaz por edhe në sallën e gjyqit. Në pamje duke se të gjithë janë ngjitur me njëri tjetrin pa distancim social si brenda kafazit të pandehurit edhe pjesa tjetër, avokatët.