34 mijë qytetarë dalin nga sigurimet shoqërore! Eksperti Dermyshi: Rritja e papunësisë cënon pensionet! COVID rriti informalitetin në punësim

20 Prill 2021, 09:10

34 mijë të punësuar kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore në vitin e kaluar, ndërkohë që janë shtuar mbi 14 mijë pensionistë. Eksperti i ekonomisë Enkelejd Dermyshi thotë se luhatjet në tregun e punës cenojnë skemën e pensioneve, teksa shton se pandemia ka shtuar punën në të zezë.