3.4 mln euro, Taulant Balla: Do kallëzoj penalisht Lulzim Bashën për shpifje

25 Qershor 2018, 16:58

Lulzim Basha akuzoi sërish sot Taulant Ballën se është ai garanti i shumës prej 3.4 milionë euro të sjella në Shqipëri duke i fshehur në automjetet e importuara nga Gjermania përmes një trajleri. Më konkretisht, paratë janë gjetur në dy automjete, mes tyre edhe në një "Toyota Yaris", për të cilën Basha foli edhe nga foltorja e Kuvendit të enjten dhe akuzoi po Ballën si porositës.  

Por kreu i grupit parlamentar socialist thotë se do ndërmarrë veprime ligjore për këto akuza të Bashës. I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Balla tha se do kallëzojë penalisht kryetarin e PD. 

Do të kallëzoj penalisht Bashën për shpifje. Kësaj çështjeje do t'i shkoj deri në fund. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist

    No videos found.