Nëse zgjedhjet zhvillohen në 30 qershor siç Edi Rama këmbëngul, atëherë PS do të fitojë pa asnjë mundim më shumë se gjysmat e bashkive të vendit.
Pasi janë shqyrtuar ankesat në KQZ, siç ka mësuar Report TV, në 35 bashki socialistët garojnë të vetëm pa pasur asnjë rival përballë. Këtu përfshihen bashki të mëdha si: Elbasani, Fieri, Lushnja, Gjirokastra, Shkodra, Kamza apo Vora.
Në këto zgjedhje PS ka 60 kandidatë, pasi koalicioni i mazhorancës nuk kandidon në Finiq, duke i hapur rrugë MEGA-s greke.
Garë me më shumë se një kandidat, ka në 26 bashki të tjera, ku përfshihet Tirana, Durrësi, Dibra, Vlora, Korca, Kuksi e Lezha.
Partia e Astrit Patozit është tkurrur. Ndryshe nga sa deklaroi se do të kandidonte në të gjithë vendin, Bindja Demokratike është regjistruar vetëm në garën për 18 bashki të vendit.
Patozi garon në Tiranë, në Durrës, në Korçë, në Vlorë, Kukës, Dibër, Lezhë, etj.
Për 30 qershorin janë bërë gati dhe 6 kandidatë të pavarur, të cilët kanë marrë paraprakisht firmat e zgjedhësve. Ata janë në bashkitë Berat, Klos, Devoll, Mirditë, Finiq dhe Sarandë.
Koalicioni i drejtuar nga Aleanca Kuq e Zi, “Shpresa për Ndryshim” garon vetëm në Përrenjas, Këlcyrë dhe Devoll. Në sy bie dhe FRD e Bamir Topit, e cila, edhe pse nuk është bërë pjesë e asnjë koalicioni garon vetëm në Devoll, bashki e cila shënon numrin më të lartë të kandidatëve, plot 4.
Komunistët kanë regjistruar një kandidat në Selenicë, ndërsa në lojë janë dhe partitë minoritare.
Në Pustec garon veç partia e maqedonasve, ndërsa në Finiq MEGA greke.
Bashkitë me rivalë
Berat
Ervin Demo PS
Plarent Aleksi i pavarur
Bulqizë
Lefter Alla PS
Ilir Balla Bindja Demokratike
Dibër
Dionis Imeraj PS
Shkëlzen Qoka Binda Demokratike
Klos
Bedri Hoxha I pavarur
Ilmi Hoxha PS
Durrës
Valbona Sako PS
Valbona Sakollari Bindja Demokratike
Shijak
Elton Arbana PS
Arben Pohumi Bindja Demokratike
Gramsh
Klodjan Taçe PS
Sabri Ibrahimi Bindja Demokratike
Prrenjas
Nuri Belba PS
Myslym Karriqi Shpresa për Ndryshim
Mallakastër
Qerim Ismailaj PS
Robert Braha Bindja Demokratike
Këlcyrë
Klement Ndoni PS
Hazbi Kasaj Shpresa për Ndryshim
Shkëlqim Muhaj Bindja Demokratike
Devoll
Artur Poporllogu Shpresa për Ndryshim
Eduard Duro PS
Fejzi Shaholli i pavarur
Ylli Cenkolli Fryma e Re Demokratike
Kolonjë
Erjon Isaj PS
Fatjon Feka Bindja Demokratike
Korçë
Sotiraq Filo PS
Leonard Olli Bindja Demokratike
Pustec
Pali Kolevski PS
Edmond Themelko Aleanca e Maqedonasve
Kukës
Safet Gjici PS
Abedin Oruci Bindja Demokratike
Tropojë
Rexhë Biberaj PS
Edison Hasanaj Bindja Demokratike
Kurbin
Majlinda Cara PS
Edmond Piroli Bindja Demokratike
Lezhë
Pjerin Ndreu PS
Salvador Kaçaj Bindja Demokratike
Eduard Ndocaj Partia Konservatore Albania
Mirditë
Gjon Ndoj i pavarur
Ndrec Dedaj PS
Malësi e Madhe
Tonin Marinaj PS
Pjerin Spathari Bindja Demokratike
Kavajë
Redjan Krali PS
Bledar Sinella Bindja Demokratike
Tiranë
Eriona Veliaj PS
Arben Skënderaj Bindja Demokratike
Finiq
Leonidha Hristo I pavarur
Kristo Kico Partia MEGA
Sarandë
Adrian Gruma PS
Ilir Nikolla i pavarur
Selenicë
Pëllumb Binaj PS
Marildo Hodaj Binda Demokratike
Shahin Celaj Partia Komuniste
Vlorë
Dritan Leli PS
Valbona Mezini Bindja Demokratike
Bashkitë pa garë, me kandidatë nga ASE (PS)
1. Kuçovë Kreshnik Hajdari
2. Poliçan Adriatik Zotkaj
3. Skrapar Adriatik Mema
4. Ura Vajgurore Juliana Memaj
5. Mat Agron Malaj
6. Krujë Artur Bushi
7. Belsh Arif Tafani
8. Cërrik Andi Salla
9. Elbasan Geldjan Llatja
10. Librazhd Kastriot Gurra
11. Peqin Lorenc Tosku
12. Divjakë Fredi Kokoneshi
13. Fier Armando Subashi
14. Lushnjë Fatos Tushe
15. Patos Rajmonda Balilaj
16. Roskovec Majlinda Bufi
17. Dropull Dhimitraq Toli
18. Gjirokastër Flamur Golemi
19. Libohovë Luiza Mandi
20. Memaliaj Gjolek Guci
21. Përmet Alma Hoxha
22. Tepelenë Tërmet Peci
23. Maliq Gëzim Topçiu
24. Pogradec Ilir Xhakolli
25. Has Liman Morina
26. Fushë Arrëz Fran Tuci
27. Pukë Gjon Gjonaj
28. Shkodër Valdrin Pjetri
29. Vau i Dejës Mark Babani
30. Kamëz Rakip Suli
31. Rrogozhinë Haxhi Memolla
32. Vorë Agim Kajmaku
33. Delvinë Majlinda Qilimi
34. Himarë Jorgo Goro
35. Konispol Shuaip Beqiri