'36 ditë tmerri me COVID', deputeti Alimadhi flet për herë të parë: Ky nuk është grip, kam mbajtur 2 tuba oksigjeni! E vuajta edhe psikologjikisht

30 Prill 2020, 22:39 | Përditesimi i fundit: 2020-04-30 23:16:27

Deputeti Adriatik Alimadhi, i cili arriti të mposhte koronavirusin foli për herë të parë në një lidhje telefonike për emisioni "Repolitix" në Report Tv, pas periudhës së vështirë që kaloi me infektimin nga COVID-19. Me një zë të ngadaltë, thuajse të shuar dhe me vështirësi për të marrë frymë, Alimadhi tregoi 36 ditët e 'tmerrit' dhe vështirësitë që hasi gjatë kohës që ishte i infektuar me këtë atë që e cilësoi 'virus vrasës'.