36 raste me Covid në ditë, Pipero: S'do kthehemi kurrë pas tek izolimi

10 Qershor 2020, 07:37

 

Emisioni Repolitix trajtoi situatën epidemiologjike pasi vendi shënoi ditën me numrin më të madh të të prekurve 36. Të ftuar në studio mjekët Pëllumb Pipero dhe Ilir Alimehmeti ndërsa në lidhje me skype nga Madridi Prof. Kita Sallabanda . Doktor Pëllumb Pipero tha se pavarësisht numrit të lartë të të prekurve , nuk do të ketë kthim të karantinës si disa javë më parë. Ai shtoi se kjo fazë e dytë vjen si pasojë e masave lehtësuese, neglizhencës së qytetarëve, por edhe rritjes së numrit të testeve, edhe pse ishte e pritshme nga ana e bluzave të bardha. Në pjesën e dytë u trajtua atentati në Elbasan ku mbeti I plagosur Ardian Capja . Të ftuar në studio gazetari Elton Qyno dhe ish drejtuesi I policisë Asllan Dogjani.