Ministrja e Kulturës Elva Margariti gjatë prezantimit të projektit të rikonstruksionit, restaurimit dhe rinovimit të sallës së Universitetit të Arteve, realizuar nga Universiteti i Firences, studioja Atelier 4 dhe TAP nënshkroi me këtë të fundit edhe marrëveshjen e bashkëfinancimit për zbatimin e tij.
“Kur flasim për restaurim dhe rrjetëzim të trashëgimisë kulturore, pjesa e parë është i gjithë restaurimi të objekteve, sipas identitetit të tyre të origjinës. Pas kësaj, kur shtojmë teknologjinë dhe pajisjet, është e pamundur që të qëndrojmë me teknologjinë e kohës që është projektuar. Do të kemi të gjitha teknologjitë e reja”, thotë ministrja Margariti.
Jemi këtu për të firmos këtë marrëveshje bashkëfinancimi me MK, jo vetëm për restaurimin, por që ka të bëjë me rikonstruksion dhe rinovimin. Do jetë një projekt bashkëkohor, pasi është menduar që të ruhet e arkitektura e kësaj salle, karakteristikat e saj edhe të ketë një arkitekturë moderne, plus mbrojtjen nga zjarri etj”, thotë Malfor Nuri, përfaqësues i TAP.
Studimi i fizibilitetit dhe projekti i detajuar ka kushtuar 300 mijë uro. Ndërsa, zbatimi i projektit të rikonstruksionit qeverisë shqiptare në bashkëpunim me (Gazsjellësi Trans Adriatik) do të kushtojë rreth 3.7 milionë euro.
“Përveç studimit të fizibilitetit nga gushti i vitit 2020 që ka kushtuar 150 mijë euro, është kryer dhe faza projektuese e projektit e projektit. Po ashtu projekti i detajuar i zbatimit është financuar nga TAP. Është bërë nga Atelier 4 në bashkëpunim me Universitetin e Firences dhe financim 150 mijë euro të tjera. Kjo që po nënshkruajmë sot është vetëm për zbatimin. TAP sot financon 1.7 milionë euro. Procesi është ndjekur në bazë të standardeve të TAP dhe vazhdimi i projektimit me studion Atelier 4 ka qenë vazhdim i studimit të fizibilitetit”, shprehet Nuri.