37 të arrestuar për protestën e dhunshme të opozitës, hetohet në gjendje të lirë edhe Gazment Bardhi

14 Prill 2019, 16:43

37 protestues janë arrestuar nga policia e Tiranës, për dhunën në tubimin e djeshëm të opozitës. Ndërkohë 24 persona do të hetohen në gjendje të lirë, mes të cilëve është edhe Gazment Bardhi, në statusin e organizatorit të protestës.

Nën drejtimin e hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, policia thotë se janë arrestuar 37 persona "për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi policinë për shkatërrimin e pronës shtetërore dhe private gjatë zhvillimit të protestës nga PD dhe LSI".

Nga protesta mbetën të plagosur 5 punonjës të policisë. "Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme", thotë policia.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme janë arrestuar:

F. Ç., 37 vjeç, banues në Korçë;

M. Ç., 35 vjeç, banues në Korçë;

A. K., 20 vjeç, banues në Korçë;

O. R., 28 vjeç, banues në Burrel;

N. B., 23 vjeç, banues në Korçë;

A. B., 32 vjeç, banues në Korçë;

E. D., 24 vjeç, banues në Elbasan;

D. M., 24 vjeç, banues në Elbasan;

I. D., 26 vjeç, banues në Elbasan;

A. Xh., 31 vjeç, banues në Burrel;

F. Gj., 34 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;

G. A., 29 vjeç, banues në Tiranë;

A. G., 51 vjeç, banues në Librazhd;

F. B., 48 vjeç, në banues në Librazhd;

Sh. K., 23 vjeç, banues në Bathore Kamëz;

A. Zh., 22 vjeç, banues në Tiranë;

B. D., 37 vjeç banues në Tiranë;

R. D., 19 vjeç, banues në Tiranë;

A. R., 18 vjeç, banues Tiranë;

D. R., 37 vjeç, banues në Shkodër;
T. K., 20 vjeç banues në Kavajë;

H. R., 22 vjeç banues në Kavajë;

O. S., 18 vjeç, banues në Domje, Tiranë;

M. P., 20 vjeç, banues në Kavajë;

D. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;

A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë;

A. G., 26 vjeç, banues në Tropojë;

E. N., 23 vjeç, banues në Lushnjë;

D. Gj., 25 vjeç, banues në Lushnjë;

K. S., 21 vjeç, banues në Berat;

M. B., 20 vjeç, banues në Berat;
E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë;

A. P., 61 vjeç, banues në Tiranë;

H. T., 17 vjeç banues në Tiranë;

E. A., 18 vjeç, banues në Cërrik;

L. Z., 29 vjeç, banues në Skrapar;

R. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.