372 të burgosur përftojnë nga koronavirusi! Rikthehen në shtëpi për 3 muaj...17 u refuzohet kërkesa pse nuk i pranoi familja

7 Maj 2020, 15:00

TIRANË17 të dënuar që nuk kanë mundur të shkojnë pranë familjarëve, edhe pse shteti ua dha këtë lehtësi gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Familja nuk ka dhënë pëlqimin që ata të qëndrojnë përkohësisht në shtëpi, për 90 ditë. Nga mbi 800 kërkesa që janë bërë, janë miratuar vetëm 16 % e tyre pasi shumica nuk plotësonin kriteret.