379 maturantë të Gjirokastrës të 'armatosur' me maska e doreza nisin mësimin

18 Maj 2020, 12:26

Edhe shkollat në Gjirokastër janë bërë gati për të pritur maturantët me sinjalistikë, termometrin dhe dezinfektuesit në çdo bankë. 379 maturantë në Bashkitë Gjirokastër, Dropull, Libohovë, kanë nisur mësimin në orën 08:00 për t'u përgatitur dhe konsultuar për provimet e maturës.