38 vite në arsim, si e përjeton 7 Marsin mësuese Ollga: Ndihem sikur kam filluar punë sot

6 Mars 2020, 18:30 | Përditesimi i fundit: 2020-03-06 18:41:31

TIRANE - Këtë vit festat e 7-8 Marsit qëlluan ditë pushimi, por kjo nuk i ka penguar të vegjlit që mëngjesin e sotëm ti drejtohen dyerve të shkollës me lule dhe dhurata në duar.

Këtë të premte, përveç luleve dhe dhuratave, nuk munguan as urimet e nxënësve për mësueset e tyre.

"Gëzuar 7 Marsin mësuese, të dua shumë.

Unë e dua shumë mësuesen sepse ajo është më e mira.

Gëzuar të gjithë mamave dhe të gjithë mësuesve 7 dhe 8 Marsin. Unë i bëra dhuratë mësueses vathë.

I uroj të gjithë prindërve dhe mësuesve gëzuar 7 dhe 8 Marsin.

Unë i them të gjitha mësueseve gëzuar 7 Marsin dhe të gjitha nënave gëzuar 8 Marsin.

Mësueses i uroj 7-8 Marsin dhe dhuratë i kam bërë disa lule e një kartolinë", - uruan disa prej fëmijëve

Për mësuesen Ollga Jorgali, e cila ka 38 vite në arsim, 7 Marsi është gjithmonë një emocion i veçantë.

“Së bashku me nxënësit festojmë festën e 7 Marsit, jemi shumë të gëzuara dhe uroj të gjithë mësuesit në mbarë vendin ta gëzojnë këtë festë të bukur. Këta fëmijë të mrekullueshëm na japin emocione mjaft të mira. Unë kam 38 vjet në profesion dhe ndihem sikur kam filluar punë sot”- u shpreh mësuesja.Ndonëse 7 Marsi është ditën e nesërme, urimet për mësuesit kanë nisur që sot. Por këtë vit ndryshe nga të tjerët, nuk u ndje atmosfera e festës.