“4 ditë që nuk rrjedhin çezmat!” Laçi thahet për ujë

7 Korrik 2020, 10:01

Ndërprerja e energjisë elektrike është bërë e vazhdueshme për banorët e Blinishtit në Lezhë. Në ditët e nxehta të korrikut, mungesa e dritave po krijon vështirësi edhe për bizneset, pasi në zonë ka disa sipërmarrje agroturizmi. Nga ora 11:00 deri në 16:00 janë të fikura dritatdhe nuk do me e ditur kush. Kjo zonë ka qenë më e vdekura për energji. Ne na thonë se ka defekt, por në rrugë shoqërore kemi mësuar se na i heqin ne për t'ia çuar zonës së bregdetit, Shëngjinit,"-u shpreh një banor i Blinishit në Lezhë. Ata thonë se janë pagues të rregullt të faturave të energjisë por shqetësimi i tyre nuk është përfillur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë. "Po të mos paguash dritat një muaj të arrestojnë, ndërsa ne s'na përgjigjet njeri. Kam marr drejtorin dhe kryetarin bashkisë,"- tha një tjetër banor i zonës. E kontaktuar nga Report Tv, Njësia e OSHEE në Lezhë tha se ndërprerjet e shpeshta të energjisë në këtë zonë kanë ardhur si shkak i defekteve të fiderin elektrik, ndërsa po punohet për riparimin e tij.