4 ‘dukuri’ shqiptare nga “Kcimi i Tropojës” tek “Eposi i Kreshnikëve me lahutë”, në garë për në UNESCO

6 Gusht 2020, 16:28

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale ka nisur punën seriozisht për plotësimin e dosjeve për katër “dukurive” shqiptare, të cilat i konsideron të denja për të qenë pjesë e listës së “Kryeveprave të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”. Vet ministrja e kulturës Elva Margariti, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se:  

“Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale ka miratuar katër “dukuri” të denja për t’u kandiduar, si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s. Dhe bëhet fjalë për: “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës” ;“Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive” ;“Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj,“Kcimi i Logut” ;“Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë”.