4 filma shqiptarë në Festivalin e Filmit Europian në Leçe

4 Nëntor 2020, 16:49

Në këtë periudhë të vështirë që po kalon mbarë bota, përmes prodhimeve më të mira filmike europiane shfaqet dhe zbulohet qëllimi i kinematografisë, për të qenë një busull i domosdoshëm, që argëton dhe informon publikun mbi situata ekzistenciale. Nën këtë moto organizatorët  festivalit të filmit europian në Leçe kanë përzgjedh për të shfaq për publikun në këtë edicion të 21-të, edhe katër filma bashkëkohorë shqiptarë.

“Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit, "Dita zë fill" i Gentian Koçit dhe "Portreti i pambaruar i Klara Belinit" i Namik Ajazit do të jenë pjesë e seksionit Ballkanik gjatë netëve të këtij festivali. Ndërsa, “Derë e hapur” i Florenc Papas, i përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në OSCAR është gjithashtu edhe një ndër pretendentët në garë, për  trofeun si filmi më i mirë evropianë.