4 Maj hapen klinikat dentare/Stomatologu: “Edhe ne jemi mjek si tek infektivi”

30 Prill 2020, 19:15 | Përditesimi i fundit: 2020-04-30 19:15:45

Afërsisht u bë dy muaj qe klinikat dentare janë mbyllur në Shqipëri dhe ky biznes vazhdon të jetë i mbyllur ende. Në një lidhje skype me “Repolitix”, stomatologu Gjergj Dilo e quajti denigruese për sa i përket dentistëve, pasi nuk janë trajtuar si mjekë.“Besoj se është pak e nxituar mbyllja e klinikave në njërin krah, se problemi kryesor është afërsia me pacientin, por këtë gjë mund ta kenë edhe mjekët e infektivit dhe nga krahu tjetër është forma e shpërndarjes në ajër me anë të tubinave që punojmë. Masa më e drejtë do të ishte t’i jepte pak kohë organizimit të klinikave dentare që të kishin mundësi të mernin masa dhe kështu mund t’u përgjigjeshin urgjencave. Urdhëri i Stomatologut pretendon që në 4 maj të nisim avash avash vetëm me urgjencat. Protokollet tona janë pak më strikte dhe ndryshe. Presim ende përgjigjen e ministrisë për vendim zyrtar’- tha dentisti.