'4 mijë vizita dhe 500 ndërhyrje kirurgjikale urgjente te Traumat', Manastirliu: Hapje graduale e sistemit shëndetësor

29 Prill 2020, 16:36

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, të gjitha urgjencat kirurgjikale dhe ato malinje janë transferuar te Spitali i Traumës. Deri tani Traumat kanë kryer 4 mijë vizita urgjente dhe rreth 500 ndërhyrje kirurgjikale urgjente përfshirë dhe ato të sëmundjeve malinje. Ndërsa traumat kanë qenë më të reduktuara për shkak të izolimit të qytetarëve dhe mungesën e lëvizjes në këtë periudhë.  Kjo u bë e ditur gjatë një inspektimi te Spitali i Traumës të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se ka qenë shqetësimi garantim i shërbimeve të urgjencës në këtë periudhë dhe për këtë u vendos që përqendrimi më i madh i tyre të vendosej te Traumat. Manastirliu tha gjithashtu se në bazë të ecurisë së kurbës së koronavirusit dhe rasteve të të infektuar për të nisur një hapje graduale edhe në sistemin e shëndetësisë.