4 minuta fjalim prekës dhe historik, Mbretëresha Elisabeth: Jini të fortë, bashkë do ja dalim

5 Prill 2020, 23:09

4 minuta historike, emocionuese edhe prekëse u cilësua fjalimi i Mbretëreshës Elizabetha II para britanikëve në lidhje me situatën e  koronavirusit. Edhe pse heshtja fillestare e Pallatit Mbretëror shkaktoi një valë pakënaqësie mes popullatës, në një kohë kur vendi shënon 4943 viktima, fjalimi i saj mbrëmjen e së dielës preku dhe emocionoi jo vetëm britanikët.