4 motrat e njohura amerikane koncert bamirësie për të prekurit nga tërmeti

11 Dhjetor 2019, 12:37

"The Hall Sisters", motrat nga Amerika për herë të parë vijnë në Shqipëri në një koncert në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas një turi në disa qytete mbrëmjen e djeshme në teatrin "Andon Zako Çajupi" në qytetin e Korçës u mbajt një koncert bamirësie ku performuan si kuartet motrat Hall nga Amerika, salla e teatrit ishte e tejmbushur dhe ky organizim u prit mirë nga qytetarët Korçarë.

4 motrat nga Amerika vijnë për herë të parë në Shqipëri me synimin fisnik të solidarizimit me familjet e prekura nga tërmeti.

Alban Dhamo kompozitor, por njëkohësisht dhe pjesë e organizatorëve të koncertit tregon se të ardhurat e këtij koncerti do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Synimi i koncertit është për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, grupi qe merr pjesë është Halll Sisters, 4 motra nga Amerika që këndojnë dhe luajnë në instrumente me repertorin e festave të fundvitit” tha kompozitori, Alban Dhamo.

Vetë motrat Hall tregojnë se zemra e tyre është e thyer dhe se do të donin të ndihmonin edhe më tepër familjet që u preken nga tërmeti ,duke u sjellë kështu sado pak gëzim.

“Ne erdhëm këtu për t’i qëndruar pranë familjeve të prekura nga tërmeti dhe do donim t’i sjellim pak shpresë familjeve për Krishtlindjen dhe Vitin e ri”, thanë motrat Hall

Koncerti i radhës me po të njëjtin qëllim do të jetë në Tiranë tek “Sheshi Skëndërbej”.