4 net protesta në Bjellorusi, vdesin 2 protestues! Mbi 6000 të arrestuar, mes tyre shumë gazetarë

13 Gusht 2020, 14:58

BJELLORUSI- Vazhdojnë protestat për të katërtën natë radhazi në kryeqytetin e bjellorus dhe në qytete të tjera, duke akuzuar manipulimin e zgjedhjeve presidenciale nga ana presidentit Lukashenko. Në pjesë të ndryshme të Minsk u krijuan zinxhirë të gjatë njerëzish, autoritetet janë përgjigjur me një nivel brutaliteti të jashtëzakonshëm. Policia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës, granata, topa uji dhe plumba gome dhe i ka rrahur rëndë me shkurre. Ndërkohë që në pjesë të ndryshme të qytetit, njerëzit qëndronin në Ballkone, duke duartrokitur dhe mbështetur protestuesit. Autoritetet deklaruan se janë arrestuar mbi 6,000 persona dhe qindra të tjera janë plagosur. Ndërkohë që është bërë e ditur se ka humbur jetën një protestues i dytë, ka humbur jetën por nuk janë dhënë detaje në lidhje me mënyrën sesi ka ndodhur.Gazetarët, në veçanti, kanë qenë në shënjestër të policisë , pasi deri tani janë raportuar më shumë se 20 reporterë të arrestuar. Reagimi i Ndërkombëtarëve ka qenë i menjëhershëm. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet dënoi sulmet, duke u kërkuar autoriteteve Bjelloruse që të lirojnë menjëherë të gjithë të arrestuarit dhe tu jepet fund abuzimeve me të drejtat e njeriut. Ndërkohë që Shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të BE, për të diskutuar situatën. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje të mërkurën demokracive të reja të Evropës Qendrore e Lindore të mbrojnë liritë e fituara me mund, ku ai veçoi Bjellorusinë, e cila sipas tij kohët e fundit ka shënuar hapa mbrapa./ Përgatiti Suada Mehmetaj