4 shkolla me dëmtime në Elbasan, Kushi: Pasdite do merret vendimi nëse do nisë mësimi ose jo

22 Shtator 2019, 17:36

Deputetët Arben Kamami dhe Evis Kushi kanë inspektuar disa banesa në qytetin e Elbasanit, por edhe shkollat në këtë qark. Ato kanë njoftuar se 4 shkolla kanë pësuar dëmtime për shkak të tërmetit, teksa vendimi nëse do të nisë nesër shkolla ose jo do të merret pasditen e sotme, pas një inspektimi nga Bashkia.

Arben Kamami: 4 shkolla që mendojmë se ka probleme. Do fillojmë inspektimin dhe të disa shtëpive dhe së bashku me specialistët. 

Evis Kushi: Jemi në shkollën e Bathës, në Tregan ka disa dëmtim, por kemi pranë edhe përfaqësuesit e Bashkisë që do të bëjnë tamam inspektimin nëse kjo shkollë do të hapet tamam ose jo. Kemi edhe një takim me drejtorin e zyrës Arsimore të Elbasanit, për të marrë një vendim se cilat janë shkollat që shkollat të mos nisin mësimin. Brenda ditës së sotme, do të marrim vendim nëse duhet të shkohet në këto shkolla apo jo. Më mirë më shumë të kujdesshëm, sesa të rrezikohen fëmijët nëpër shkolla