4 shkolla të reja me PPP, Bashkia e Tiranës shpallë fituesin

11 Nëntor 2019, 21:02

TIRANË- Bashkia e Tiranës shpall fituesin e koncensionit që do të ndërtojë 4 shkolla të reja në Kryeqytet. Bëhet fjalë për një bashkim  prej 6 operatorësh ekonomikë të cilët kanë paraqitur ofertën më datë 09.09.2019.

Vlera totale e  ndërtimit të shkollave kap vlerën e  1,738,456,241.9 pa TVSH.

Kjo kosto përfshin financimin, ndërtimin, mobilimin, mirëmbajtjen, mbikëqyrjen dhe kolaudimin e katër objekteve arsimore në zonën Tirana 4, më saktësisht dy në zonën e Dajtit, një në njësinë numër 8 dhe një shkollë tjetër në njësinë administrative numër 2.

Bashkia e Tiranës njofton se ka pranuar ofertën për procedurën e Partneritetit Publik-Privat bërë nga këto operatorë.

Kompania koncensionare që do të ndërtojë shkollat me të ardhurat e veta  do t'i mirëmbajë për 7 vjet, ndërsa Bashkia e Tiranës do ta bëjë pagesën me këste gjatë kësaj periudhe, duke i përllogaritur edhe një rimbursim për marzh fitimi në masën 6.28 % në vit.

Afati i negocimit të kontratës sipas bashkisë së Tiranës është dy muaj.