4 të infektuar në Lezhë, por '0' ndërgjegjësim! Rrugët plot edhe në ditë me shi

27 Mars 2020, 10:57

Edhe pse janë identifikuar disa raste në Lezhë, qytetaret duket se e kanë harruar koronavirusin. Kjo e premte në Lezhë të ngjan sikur të ishte ndonjë ditë e zakonshme. Rrugët të mbushura me qytetar të cilët po i shfrytëzonin në maksimum orët e "lirisë", madje edhe për të shëtitur. Nuk mungonin lëvizjet në mënyrë të grupuar, duke shkelur hapur rregullat e përcaktuara për t'u mbrojtur nga COVID-19.

Edhe pse moti nuk ishte aspak premtues, kjo situatë ka vijuar përgjatë gjithë paradites, ndërsa dhe lëvizjet e automjeteve ishin të shumta. Shfaqja e koronavirusit në Lezhë, duke se nuk i ka frikësuar aq shumë qytetarët të cilët vijojnë të injorojnë rrezikun e infektimit nga kjo sëmundje.