4 të vdekur dhe 102 raste të reja me COVID-19 në 24 orë, shtohen shtrimet në spital, 50 të shëruar

18 Korrik 2020, 16:16 | Përditesimi i fundit: 2020-07-18 17:33:23

Në 24 orët e fudnit janë shënuar 4 të vdekur dhe 102 raste të reja. Nga  501 teste që janë bërë kanë rezultuar pozitiv me covid-19 102 persona, ndërsa ka pasur dhe rritje të numrit të të shtruarve në Spitalin Infektive dhe atë Shefqet Ndroqi duke shkuar në 110.

Personat që kanë humbur jetën janë një 43-vjeçare nga Kamza pa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64-vjeçare nga Durrësi dhe 61 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.