4 vite jashtë politikës, Saimir Tahiri bëhet nostalgjik, publikon videon kur ishte ministër: Falenderoj ata që më mbështetën dhe kritikuan

14 Mars 2021, 16:45

Pas më shumë se 4 vitesh jashtë politikës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është bërë nostalgjik për kohën kur ishte në detyrë. Teksa ka publikuar një video me foto nga koha kur ishte ministër i Brendshëm, Tahiri bën me dije se sot si 4 vjet më parë mbylli këtë detyrë.Ndërsa e quan këtë detyrë si eksperienca e jetës, ish-ministri falënderon të gjithë ata që kanë qenë përkrah tij në këtë ministri. Por nuk ka harruar të falenderojë edhe ata që e kanë kritikuar. "Sot 4 vjet me pare, mbylla detyren time si Minister i Brendshem. Eksperienca e jetes, me shume dashuri e pasion, dhe plot arritem. Faleminderit me shpirt djemve e vajzave qe punuan krah meje ne Ministrine e Brendshme dhe Policine e Shtetit. Faleminderit ty qe besove! Faleminderit dhe ty qe kritikove. Na bene te gjitha mire Gezuar diten e veres",- shkruan Tahiri.