40 kartele armike kërkonin kokën e djalit të Eskobarit! Gruaja e narkotrafikantit tregon kalvarin e vuajtjeve pas vdekjes së tij

21 Qershor 2019, 19:53

Eveja e narkotrafikantit Pablo Escobar flet për herë të parë pas 25 vitesh. Maria Isabel Santos, e njohur më përpara si Victoria Eugenia Henao, e veja e Pablo Escobarit tregon jetën e saj pranë narkotrafikantit dhe përndjekjet pas vdekeejs së tij. Si u përball me 40 kartelet armike të burrit të saj, që kërkonin kokën e djalit të Eskobarit.

Vijimi...

Çfarë ndjetë në momentin kur ju njoftuan se Pablo Escobari vdiq.? Ndjetë lehtësim, apo dhimbje? Qatë?

Unë po flisja me Pablon dy ose tre minuta para se ai të vdiste, kur ai më thotë fjalinë e fundit: Qetësohu e dashura ime, sepse gjithçka që po bëj, po e bëj për ju. Juve nuk do ju ndodhë asgjë, e kaluam më të vështirën. Do fillojmë një jetë të re.’ Ishte e dhimbshme, sepse ai ishte babai i fëmijëve të mi, ishte burri im, por dua të pranoj se ndjeva dhe paqe. Mendova se këtij populli i mbaroi dhimbja dhe ne do jetonim një jetë më të qetë. Ps dy- tre ditësh kuptova se unë nuk isha si gjithë vejushat e tjera. Nuk isha një e ve më shumë që varroste burrin e saj. Historia jonë nuk do të përfundonte atje. Gjithë bota ishte kundër nesh dhe armiqtë e tij na kërkonin. Atëherë kërkova sikur të kishim vdekur dhe ne. Filloi kalvari i ri i vujatjeve që edhe sot është duke na ndjekur.