'40 shkolla të reja gati në 1 nëntor'! Rama: Me kapacitete online edhe për mësim nga shtëpia

24 Prill 2020, 11:48 | Përditesimi i fundit: 2020-04-24 16:49:55

TIRANE-Jo vetëm 'Sami Frashëri' po janë 5 shkolla që kanë nisur shembjen ditën e sotme për t'u rindërtuar pasi u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa në ditët në vijim do të procedohet më të tjerat. Shkollat që po shemben janë; 'Sami Frashëri' në Tiranë, 'Ramazan Subashi' 9-vjeçare në Vorë, 'Sherif Dervishi' 9-vjeçare në Krujë, '16 Shtatori' në Shijak dhe 'Charles Telford' në Kavajë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se shkollat do të ndërtohen me standarde të larta. Klasat nuk do të jenë më të mbingarkuara, por do të kenë secila prej tyre 24 nxënës, ndërsa hapësirat do të jenë të shumta. Gjithashtu, nisur nga situata e krijuar nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama kërkoi që në shkollat e reja të pajisen me kapacitet komunikimin për mësimin online nga shtëpia."Ndërkohë që standardi është eurokod 8, hapësirat mësimore rriten kapacitetet për klasë shkon në 24 nxënës, që është fantastike. Në klasat kopsht parashkollor ka rritje të klasave dhe ulje të numrit të nxënëseve, me laborator të gjitha shkollat, të gjitha bibliotekë, palestër, me dush, garderodë. Kanë të personalizuar zyrat, sallat e mësuesve, bllokun e shërbimeve dhe pista vrapimi, fushë për basketboll, volejboll dhe tenis, minifutboll. 

    No videos found.