4040 karta SIM nga Anglia në Rinas, policia nis hetimet bashkë me autoritetet britanike! Erdhën me postë urgjente, do përdoreshin nga krimi

14 Qershor 2022, 15:14

Report Tv siguron foton e 4040 kartave SIM të sekuestruara në Rinas. Këto karta sipas hetuesve dyshohet se përdoren për komunikimet e grupeve kriminale. Kartat janë blerë në Angli pak ditë më parë dhe janë sjellë në Shqipëri me postë urgjente. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është identifikuar emri i personit që do të merrte kartat SIM.