40-vjeçari shkon në urgjencën e Laçit me dorë të plagosur, mohon që shkaku është arma e zjarrit, në vendngjarje gjenden 5 gëzhoja

13 Korrik 2020, 18:16

KURBIN- Një 40-vjeçar është paraqitur me plagë në dorë në urgjencën e Laçit. Personi ka marrë mjekimin e duhur dhe është larguar sërish për në banesën e tij. Sipas policisë ende nuk është përcaktuar se me çfarë është shkaktuar plaga dhe se vetë i dëmtuari ka mohuar që është qëlluar me armë zjarri.