4.2 kg heroinë në Elbasan/ Shkon në 6 numri i të arrestuar, kapet furnizuesi...operacioni vijon (EMRI)

27 Nëntor 2020, 11:31 | Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 11:31

ELBASAN- Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar për 4.2 kg heroinë e cila u sekuestrua ditën e djeshme. Në pranga ka rënë një 36-vjeçar banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, i cili në këtë grup kishte si detyrë furnizimin me drogë. 36-vjeçari i arrestuar është identifikuar si Gazmir Harremi. 

r.k./Shqiptarja.com