4.2 kg heroinë në Elbasan/ Shkon në 6 numri i të arrestuarve, kapet furnizuesi...operacioni vijon

27 Nëntor 2020, 17:33

ELBASAN- Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar për 4.2 kg heroinë e cila u sekuestrua ditën e djeshme. Në pranga ka rënë një 36-vjeçar banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, i cili në këtë grup kishte si detyrë furnizimin me drogë. 36-vjeçari i arrestuar është identifikuar si Gazmir Harremi. 

Referuar burimeve zyrtare, mësohet se Harremi kishte furnizuar me drogë Gëzim Ballën, shoferin e furgonit që u arrestua një ditë më parë. Në kuadër të këtij operacioni të koduar 'Kështjella' mësohet se janë sekuestruar, përveç sasisë së heroinës, dhe 1039.5 gramë  kanabis dhe 4 aparate celular. Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.Ditën e djeshme ranë në pranga Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj, teksa nuk dihet ende nuk dihet roli dhe pozicioni i tyre. Referuar po të njëjtave burime, droga kishte destinacion final Greqinë, por qyteti i Elbasanit shërbente si vendi ku bëheshin pazaret.