432 gjoba brenda 24 orëve për parakalim të gabuar, policia: Respektoni rregullat që të arrini të sigurt në destinacion

27 Tetor 2019, 17:10

432 gjoba brenda 24 orëve për parakalim të gabuar në të gjitha akset rrugore të vendit. Nisur nga shira të tilla alarmante, policia rrugore ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë më shumë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të arritur i sigurt në destinacion.