SPAK me 8 anëtarë/ Ish prokurori Shkëlqim Hajdari në '45 Minuta': Struktura gati në fillim të dhjetorit

25 Tetor 2019, 16:15 | Përditesimi i fundit: 2019-10-25 16:26:40

Komisioni i Posaçëm ka propozuar ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë hapa për ngritjen e SPAK duke bërë të ditur se kjo strukturë do të ngrihet me 8 anëtarë brenda muajit nëntor.I ftuar në emisionin '45 minuta' ish prokurori Shkëlqim Hajdari ka diskutuar rreth ngritjes së SPAK me 8 pjestarë. Hajdari ka deklaruar se në fillim të dhjetorit do të ngrihet SPAK dhe do të kemi rezultatet e para.

"Fillimi i Dhjetorit SPAK do të fillojë punë, për mua. Drejtuesi i ri i SPAK do të zgjidhet nga KLP nga këto 8 persona. Është bërë një renditje dhe mbi bazën e aftësive të tyre do të renditen por Këshilli i Lartë i Prokurorisë në fund do të vendos. Dumani mund të jetë drejtues. Do ta kishte zili cdo prokurori anti mafia." ka thënë Hajdari.