45 ton kokaine brenda vitit nga Brazili në Europë! Europol godet sindikatën e trafikut, sekuestrohen 12 milionë €, 37 avionë dhe 43 të arrestuar

29 Nëntor 2020, 11:31

12 milionë euro cash, 43 të arrestuar, 180 kontrolle dhe me qindra sekuestro të jahteve, makinave luksoze e bizneseve dhe 37 avionë është bilanci i një operacioni kundër trafikut të kokainës nga Brazili në Europë.

Janë këto fotot e siguruara nga Report Tv të parave cash kapur në Portugali ndërsa pjesë e hetimeve ka qenë edhe Holanda, Spanja, Dubai e Belgjika.