45 viktima nga tërmeti! Vijojnë kërkimet në 2 zona të Durrësit për 4 persona të mbetur nën rrënoja (LIVE)

28 Nëntor 2019, 17:18

TIRANE- Më shumë se 48 orë nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, vijojnë kërkimet për nxjerrjen e 6 personave në Durrës.

Kërkimet po vijojnë intensivisht në 2 pika të qytetit bregdetar, në Kënetë tek vila e shembur ku dyshohe të jenë 2 anëtarë të familjes Lala dhe tek një pallat në zonën e njohur si '2 Gjelat', ku sipas informacioneve po kërkohet për dy trupa.