472 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

25 Mars 2021, 20:46

Këtë të enjte janë shënuar 472 raste të reja dhe 13 humbje jete nga COVID në vendin tonë. "Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 340 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 67-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve", thotë ministria.Në 24 orët e fundit janë kryer 2794 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 472 qytetarë. "Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 28 raste në Shkodër, Fier, 27 raste në Durrës, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Korçë, Kukës, 13 raste në Kurbin, Lezhë, Berat, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Devoll, Mirditë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Peqin, 5 raste në Kamëz, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Mallakastër, Prrenjas, 3 raste në Tropojë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, Këlcyrë, 2 raste në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, 1 rast në Has, Bulqizë, Memaliaj, Poliçan, Dropull, Libohovë".