49 kg kokainë në konteiner, avokati i Selim Çekajt intervistë për Report Tv: Është i implikuar shteti

1 Prill 2021, 15:08

Maks Haxhia, avokati i pronarit të kompanisë “Ecoalmax” Selim Çekaj, ku mëngjesin e sotëm u gjetën 49 kg kokainë të fshehura në konteinerin me banane, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, tha se klienti i tij mban përgjegjësi vetëm për mallin që ka marrë nga Ekuadori (bananet) dhe jo se çfarë është gjetur e fshehur në konteiner.