5 aksidente me 4 viktima në janar-shkurt, pamje nga rruga me gropa në Gosë

31 Mars 2021, 11:39 | Përditesimi i fundit: 2021-03-31 15:50:00

5 aksidente me 4 viktima dhe 6 të plagosur janë shënuar për periudhën janar-shkurt 2021 në aksin Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të Gosës.

Aksidentet e shpeshta që kanë ndodhur në këtë aks për shkak  të gjendjes në të cilën ndodhet rruga janë kthyer në një shqetësim për shoferët dhe në një kërcënim për jetën e tyre.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë denoncuar aksidentet e ndodhura, duke kërkuar që të ndërhyhet për rregullimin e kësaj rruge sa më parë.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka shkuar ditën e sotme vetë në këtë segment rrugor, ku ka konstatuar gropa të shumta përgjatë segmentit.

Përmes disa videove të sjella nga gazetari shihen gropat njëra pas tjetrës, ndërsa risjellim në vëmendje apelin e qytetarëve për të ndërhyrë.