5 maji historik nën 'frikën' e COVID19/ Rama: Përulësisht me respekt! Politika do bëhet bashkë te Varrezat e Dëshmorëve

5 Maj 2020, 09:08

TIRANË- Sot kujtohet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të atdheut! Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video të fotografive të dëshmorëve. Në fillim të videoja e cila zgjat 48 sekonda kreu i shtetit shkruan "Përulësisht me respekt", e ndërsa në fund të saj me ngjyrë të kuqe mbi një sfond të zi shkruhet "Lavdi dëshmorëve".

Kjo ditë ashtu si edhe në të kaluarën do të bëjë bashkë krerët e lartë të shtetit. Në orën 10:00, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të jenë në varrezat e dëshmorëve për të kujtuar të rënët e për të vendosur kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.Megjithatë ndryshe nga herët e tjera, ky 5 maj vjen në një moment shumë të vështirë për vendin tonë, i cili prej më shumë se 7 javësh është "mbërthyer" nga koronavirusi. Pritet që kjo ceremoni përkujtimore, të jetë nën masa të rrepta sigurie, ku nuk do të ketë shtrëngime duarsh apo grumbullime të mëdha njerëzish.

    No videos found.