TIRANË- Sot kujtohet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të atdheut! Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video të fotografive të dëshmorëve. Në fillim të videoja e cila zgjat 48 sekonda kreu i qeverisë shkruan "Përulësisht me respekt", e ndërsa në fund të saj me ngjyrë të kuqe mbi një sfond të zi shkruhet "Lavdi dëshmorëve".Një e nga një, fillimisht presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama anë vendosur kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”. Të vetëm, duke ruajtur distancimin social, pa shtrëngime duarsh, krerët e institucioneve më të larta të vendit kanë përkujtuar në këtë ditë dëshmorët e rënë në luftë.
5 Maji/Duke ruajtur distancimin social, Meta, Ruçi dhe Rama kurora me lule te monumenti 'Nënë Shqipëri'
No videos found.