5 muaj hetime, goditet grupi i shpërndarjes së drogave të forta në Elbasan! 3 në pranga, sekuestrohen armë dhe kokaine

24 Mars 2021, 13:21 | Përditesimi: 24 Mars 2021, 13:22

Policia e Elbasanit ka goditur një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta kryesisht kokaine. Policia ka vënë në pranga shtetasit Gëzim Mama, 34 vjeç, Hekuran Halili, 44 vjeç dhe Simon Stefa 54 vjeç të tre banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Simon Stefa u gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, një sasi fishkësh dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.

r.k./Shqiptarja.com