5 projekte të arkitekturës në Shqipëri, pjesë e konkursit 'Mies van der Rohe'

4 Gusht 2018, 20:57

5 projekte nga arkitektë rezidentë në Shqipëri janë përzgjedhur për të qenë pjesë e konkursit ndërkombëtar, “Mies van der Rohe” (Mis Van de Rohe). Konkursi ndërkombëtar bëhet në nder të arkitektit të njohur “Mies van der Rohe” (Mis Van de Rohe) i cili solli të renë, modernen në arkitekturë. Kryetarja e jurisë, Loreta Çapeli, flet për pesë projektet që janë përzgjedhur, por edhe për synimin e konkursit, që kërkon të propagandojë të renë, duke kthyer arkitekturën në një shfaqje artistike me veprat më të bukura të vendeve evropiane.“Projektet që ne përzgjodhëm janë pesë. Të karakterit publik janë 3 edhe privat 2. Në fakt, dy të karakterit privat me investitor privat të cilët kanë projektuar nga një vilë, një është nga vilat në Lalëz, në afërsi të plazhit dhe tjetër është një vilë në afërsi të Tiranës. Tre të tjerët janë projekte thuajse urban, njëri prej tyre është projekti i qendrës olimpike, të bërë pranë dikur, Stadiumit Dinamo. Është gati një rehabilitim, por me një frymë narrative shumë të dukshme. Tjetri është rikonstruksioni i Pazarit të ri që ne e njohim shumë dhe një projekt i një pallati jo shumë të madh”.-thotë arkitektja Loreta Capeli.