5 punonjëse me COVID, mbyllet kopshti në Vlorë

28 Janar 2021, 09:20 | Përditesimi i fundit: 2021-01-28 10:55:27

VLORË- Një kopsht në Vlorë është mbyllur pasi 5 punonjëse kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Vendimi për mbylljen e kopshtit është marrë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor të qytetit bregdetar.

Në këtë kopsht janë gjithsej 9 punonjëse, 5 prej të cilave kanë rezultuar pozitiv, 1 është në pritje të përgjigjes së tamponit.Qyteti i Vlorës ka regjistruar raste të larta ditore, ku gjatë ditës së djeshme ky numër ka shkuar në 72.