5 raste të reja në Lezhë! Në Mirditë infektohet roja e Ujësjellësit

3 Prill 2020, 13:48 | Përditesimi i fundit: 2020-04-03 13:54:10

Në qytetin e Lezhës janë konfirmuar 5 raste të reja dhe janë person kontakti, të afërm me gruan e cila rezultoi pozitive ditën e djeshme. 4 persona janë të afërm të një paciente të ortopedisë, e cila kishte ardhur nga zonat e kuqe.  Ndërkohë rasti tjetër është i veçuar i një gruaje 55-vjeçare, ku nuk dihet ende rruga si janë infektuar.

Gjithashtu në qytetin e Mirditës ka shkruar një 3 numri i të infektuarve. Një është rast i ri dhe bëhet fjalë për rojën e Ujësjellësit të Mirditës. Nuk dihet se si mund të jetë infektuar. Gjendja e tyre shëndetësisë, siç raporton gazetari Julian Hila, është e mirë.