5 të arrestuar për grabitjen në Rinas! Pas ish-imamit, në pranga edhe kasapi nga Kruja

23 Prill, 20:57

Arrestohet autori i dytë i grabitjes në Rinas në datë 9 Prill. Ai është Elton Pikli nga Kruja 32-vjeç ndërsa është prangosur në Qafë Thanë, teksa po kthehej nga Bullgaria në Shqipëri. Policia e Shtetit njofton se ai "është prangosur mbrëmë në mesnatë, i dyshuar si  një prej autorëve". 32-vjeçari punon si kasap në Krujë. Pas grabitjes ai mësohet se është arratisur për në Bullgari, ndërsa mbrëmjen e djeshme po rikthehej, por është prangosur.

Ai ka qenë i shpallur në kërkim për një çështje falsifikimi. Emri i tij duket se ka dalë pas dëshmisë së të penduarit, ose i kanë dalë gjurmët e gishtave te furgoni që autorët dogjën pas grabitjes duke e fundosur. Pas arrestimit policia ka kryer kontrolle në banesën e tij në Krujë, por nuk janë gjetur as armë dhe as para. Kasapi është fqinj me Dash Kupën, ata kanë lindur në të njëjtën lagje në Krujë.

Para dy ditësh u arrestua Oltion Veseli, ndërsa sot Elton Pikli, të dy nga Kruja, autorë të grabitjes në Rinas. Me arrestimin e fundit shkon në pesë numri i personave të kapur (dy autorë dhe tre bashkëpunëtorë), ndërsa shtatë vijojnë që të jenë ende në kërkim, mes tyre Klement Çala, vëllai i tij Eldi Çala dhe një ish-polic, Mareglen Hoxha. Hetimet për autorët e tjerë janë duke u kryer edhe me autoritetet bullgare, pasi dyshohet se Bullgaria ishte një ndër bazat e Aleks Pepës një prej të kërkuarve për grabitjen e parë brenda aeroportit të Rinasit në 2016. 

Kategori të tjera