5 të prekur me koronavirus në Kosovë/ Muhaxheri: Mbyllja e kufijve ka sjellë pasoja

15 Mars 2020, 13:51 | Përditesimi i fundit: 2020-03-15 13:54:10

Gazetari Alban Muhaxheri e quan të vonuar vendimin e qeverisë për të mbyllur kufijtë, si një masë parandaluese ndaj koronavirusit. Megjithatë, ai vë theksin se edhe pe e domosdoshme si masë, kjo do të sjellë pasoja, të cilat kanë filluar të ndihen që tani. Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 5 persona me koronavirus.

"Kosova deri tash ishte vendi i fundit në Europë që ishte e paprekur nga koronavirusi. Janë 5 persona të prekur, por nuk përjashtohet fakti që kjo numër të rritet. Pas një vendimi të qeverisë, që të mbyllen lokalet, ka lëvizje të pakëta. Numri i testimeve për koronavirus ka shkuar në 114. 5 prej të prekurve, 2 janë nga Italia, 3 prej tyre janë familjarë të tyre. Nuk ka vend për panik, gjithcka është mirë. Institucionet u vonuan pak me mbylljen e kufijve.  Mbyllja e kufijve ka ndikuar, furrat ankohen se mielli është në përfundim e siper dhe kjo mund të çojë në kolaps", tha Muhaxheri.