500 dollarë për shuplakën më të fortë

29 Mars 2019, 12:42

Nuk ka nevojë, që për të qeshur, ti rikthehemi filmave  me Bud Spencer dhe Terence Hill. Mjafton të asistojmë në “Siberian Power Show”. Bëhet fjalë për garën ndërkombëtare të forcës që zhvillohet në qytetin rus të Krasnojarsk, në zemër të Siberisë, 4000 km larg nga Moska. Në konkurimin e “Siberian Power Show”,  gara më popullore është ajo e shuplakave.

Rregullat këtu janë shumë të thjeshta: atletët vendosen përballë njëri tjetrit dhe fillojnë të godasin me pëllëmbë derisa njëri të fitojë, sigurisht ai që nuk bie në tokë, apo bie pasi të rrëzohet kundërshtari. Për të dytin vit rradhazi, gara e shuplakave u dominua nga  Vasily Pelmen, protagonisti absolut i turneut. Ai fitoi çmimin e madh prej 500 dollarësh, pasi doli fitues i të gjitha betejave me kundërshtarët e tij, falë fuqisë dhe peshës prej 170 kilogramësh. 

Eshtë e vërtetë që sot sportet dhe garat po sfidojnë çdo kufi të imagjinatës. Që prej Greqisë së lashtë, atletë të shumtë janë bërë pjesë e garave për të treguar forcën, shpejtësinë dhe hiret e tyre. Por ideja e fundit, e cila vjen drejtpërsëdrejti nga Siberia, me të vërtetë duket se i tejkaluar të gjitha pritshmëritë. /Përgatiti Ilir Çuçi