50-100 euro për të kaluar kufirin edhe pse s'lejohet/ Pranga dy personave në Rinas

25 Tetor 2020, 10:07

TIRANË- Kufijtë janë të bllokuar për një kategori të caktuar njerëzit, por kjo nuk i ka penguar shqiptarët që të bëjnë tentativa të ndryshme për të shkuar në shtete të caktuara të Europës. Dy prej tyre, edhe pse nuk bënin pjesë në kategorinë e lejuar, janë nisur drejt Rinasit dhe kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit, por nuk ia ka dalë mbanë.Një prej tyre i ka dhënë punonjësit të kufirit 50 euro për ta lejuar, e ndërsa një tjetër i cili ishte me bashkëshorten 100 euro. Për pasojë, janë vënë në prangat e policisë. Në pranga kanë rënë A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë.