5062 shqiptarë u përgjuan në 2019, 15 zyrtarë humbën postin pasi fshehën të shkuarën si kriminel!

15 Prill 2020, 16:46

TIRANË- 5062 persona janë përgjuar në Shqipëri për llogari të hetimeve të Prokurorisë përgjatë vitit 2019. Report Tv mëson se këto përgjime janë bërë në kuadër të procedimeve penale përfshirë hetimet e ish- Krimeve të Rënda dhe Prokurorive të rretheve.